Shembja e shtëpisë nuk vjen nga larg
Husamedin Abazi
1-Një i ri e pyeti një tjetër:
“Ku punoni? Ai i tha: Në filan kompaninë. Sa të jep shefi në muaj? Ai tha: 500 E. Ky me habi ja kthen: Vetëm 500?! Si mbijeton me atë pagesë?! Ai punëdhënës nuk e meriton përpjekjen tënde!
I riu tash filloi ta urren punën e tij dhe kërkoi rritje të rrogës, por, punëdhënësi nuk pranoi dhe djaloshi e humbi punën!
Ai ka qenë duke punuar… dhe tani është i pa punë!
2-Një grua e pyeti një grua tjetër kur kjo ishte e lumtur qe kishte lindur fëmijë, çfarë dhurate të dha burri për lindjen? “Ajo i’a ktheu: Nuk më dhuroi asgjë… “! Kjo prapë i tha: A është normale kjo?! A nuk ke kurfarë vlere tek ai?!
Ajo hodhi një “bombë” mes tyre dhe u largua.
Në mesditë, burri erdhi në shtëpi dhe e gjeti atë të zemëruar, kështu që ata u grindën dhe u përplasën dhe në fund u divorcuan!
Kur filloi problemi? Filloi kur gruaja bëri pyetjen!
3-Babain, i cili jetonte mirë, e pyetën: Çfarë dini ju për rrethanat që ndoshta nuk ja mundësojnë djalit ta viziton babën më shpesh? Duke i’a trazuar zemrën e babait në atë mënyrë që tjetërsimi të fillonte pas kënaqësisë.
Dhe në fakt, ky është shejtani që flet në gjuhën e tij.
Pyetje të pamatura që shpesh kanë pasoja shkatërruese në jetën tonë.
Pse nuk e bleve? Pse nuk e ke atë? Si po e përballoni këtë jetë apo këtë person? Pse bashkëshorti juaj është gjithmonë serioz dhe jo i buzëqeshur? Si e lejoni veten ta bëni këtë e atë…? Mund të pyesim nga injoranca, ose nga kurioziteti, ose “shqetësimi” për gjendjen e dikujt, por nuk e dimë se çfarë mund të shkaktojnë këto pyetje tek personi që i dëgjon?!
Përmbajtja dhe mesazhi:
“Mos u bëj nga ata njerëz që bëjnë rrëmujë. ”
Këshillë: Njeriu duhet të hyn në shtëpitë e të tjerëve i verbër dhe të largohet prej andej memec!
Përfundim:
Mos e shkatërroni jetën e të tjerëve!
(Përshtatje)
Nga: Husamedin Abazi