ShqipTematikat Islame

Edukimi i shpirtit, zemrës dhe mendjes

Energjia shpirtërore që njeriu e ndjen në qenien e tij, është si një llambë që ndriçon rrugën e tij, e drejton drejt përmbushjes së detyrimeve të tij, është fuqia që e udhëzon kah e mira dhe e ndalon nga e keqja.

Besimtari beson se lumturia e tij në jetë, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër, varet nga ajo se sa dhe si e ka edukuar dhe pastruar shpirtin dhe zemrën e tij, aq sa është i pastërt në shpirt dhe në zemër aq do të jetë edhe i lumtur në këtë botë. Ashtu po na mëson vetë Kurani fisnik: “Më të vërtetë, ai që e pastron atë (shpirtin), do të jetë i lumtur, e, me të vërtetë do të humb ai që e devijon atë (shpirtin)!” (Esh-Shems, 9-10.) Pedagogjia islame na mëson se shpirti dhe zemra edukohen me anë të madhërimit, devotshmërisë dhe ibadetit ndaj Zotit. Ndërsa, ato gjëra që e forcojnë shpirtin dhe zemrën e njeriut janë vepra të mira, pendimi dhe kontrollimi të egos. Ngase, veprat që i bënë janë shkaku i mbulimit të shpirtit dhe zemrës së tij, nësë gabon pendohet, gabimin e bërë e edukon me mirësi, duke bërë një vepër të mirë, ashtu që mirësia të mbizotëroj gabimin. Në këtë mënyrë po na mëson fjala e Zotit Mëshirëplotë: “Me të vërtetë, veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.” (Hud, 114.) Në këtë mënyrë na edukon edhe Pejgamberi i Zotit a.s. i cili thoshte: “Ke frikë Allahun kudo që të jesh! Nësë gabon, mbuloje me vepër të mirë, vepra e mirë do ta mbuloj të keqën (gabimin), dhe sillu
mirë ndaj njerëzve!” (Ahmedi)

Krahas shpirtit dhe zemrës, Zoti Mëshirëplotë njeriun e dalloi me mendjen (racion) e tij dhe pikërishtë me këtë e bëri si krijesë më të përsosur në këtë ekzistencë duke e mbivlerësuar dhe ngritur vlerën e tij ndaj çdo krijesë tjetër.


Në këtë mënyrë, duke vepruar në kontinuitet, njeriu e pastron dhe edukon shpirtin dhe zemrën e tij.
Ndërsa benefitet e pastrimit të shpirtit dhe zemrës janë lumturi në këtë botë, ndërsa shpëtim në botën
tjetër. Allahu Mëshirëplotë ka thënë: “… në Ditën kur nuk do të bëjë dobi as pasuria as djemtë, por do të bëjë (kenë) dobi (vetëm) ai që vjen me zemër të pastër te Perëndia, dhe të devotshmëve do t’u afrohet Xheneti.” (Esh-Shuara, 88-90.)
Në thellësi të shpirtit të njeriut ekziston një fuqi që syri nuk mund ta shoh, mikroskopi nuk mund ta
vërejë dhe është e panjohur për anatominë njerëzore. Është energjia shpirtërore që njeriu e ndjen në qenien e tij. Ajo është si një llambë që ndriçon rrugën e tij, e drejton drejt përmbushjes së detyrimeve të tij, është fuqia që e udhëzon kah e mira dhe e ndalon nga e keqja. Një forcë që e inkurajon dhe na paralajmëron. Është një aftësi që gjykon dhe ekzekuton. Këtë lloj energjie moralistët e quajnë ndërgjegje, disa e quajnë nënndërgjegje, disa e quajnë intuitë, aftësi shpirtërore ose njohje, ndërsa Islami këtë lloj potenciali e quan thjesht zemër. Pejgamberi i fundit, Muhamedi a.s., na mëson në këshillat e tij edukuese që shpirti dhe zemra e njeriut janë motori menaxhues i trupit, aq sa është e shëndoshë zemra e njeriut aq është i shëndoshë dhe trupi i tij: “Nëse një pjesë e trupit është e shëndoshë i tërë trupi është i shëndoshë, e nëse ajo pjesë e trupit është e sëmurë i tërë trupi është i sëmurë, e ajo pjesë është zemra.” (Buhariu dhe Muslimi) Andaj, njeriu duhet të përkushtohet për shumë kohë dhe duhet t’i kushtojë vëmendje që në mënyrë sa më të bukur të edukojë shpirtin dhe zemrën e tij, ngase edhe destinacioni në të cilën shikon Zoti Mëshirëplotë është pikërisht ky potencial i njeriut e që është shpirti dhe zemra e tij: “Vërtet Allahu nuk shikon në trupat tuaj as në fizionomitë tuaja, por shikon në zemrat tuaja.” (Muslimi)
Krahas shpirtit dhe zemrës, Zoti Mëshirëplotë njeriun e dalloi me mendjen (racion) e tij dhe pikërishtë
me këtë e bëri si krijesë më të përsosur në këtë ekzistencë duke e mbivlerësuar dhe ngritur vlerën e tij ndaj çdo krijesë tjetër. Zoti Mëshirëplotë, nga njeriu insiston që të edukon dhe zhvillon të menduarit e tij, të mendoj thellë dhe të përdorë logjikën. Këtë insistim dhe imperativ Zoti Mëshirëplotë e përsëritë në mbi njëqind e pesëdhjetë vende kuranore. Por e gjithë kjo është që njeriu të fitojë dhe kultivojë sa më shumë
urtësi dhe mësime nga Zoti Mëshirëplotë: “Me të vërtetë, në këtë – ka këshillë për ata që janë largpamës.”
(Kurani, 24:44.) Pra, njeriu vlerësohet dhe përfiton nga Zoti aq sa është duke e përdorur pasurinë e tij më të madhe, e që është mendja dhe logjika e tij, e për të qenë largpamës, njeriu duhet në mënyrë
konstante të edukojë dhe zhvillojë mendjen e tij, duke e zhvilluar atë, zhvillon edhe konceptin e jetës dhe e bënë jetën më kuptimplotë. Përveç të menduarit dhe të përdorurit të mendjes, në Kuranin famëlartë
insistohet që njeriu madje të thellohet sa më shumë në logjikën e tij, e që në shkencën psikologjike quhet
meditimi. Meditimi mbi vlerat reale të kësaj ekzistence, meditimi mbi Krijuesin Mëshirëplotë me anë të
krijimtarisë së Tij, duke filluar nga vetvetja, më pastaj për gjitha krijesat e Zotit në këtë ekzistencë në mënyrë që të merren mësime dhe udhëzime.
Meditim i thellë ishte parapërgatitja e Pejgamberit të fundit Muhamedit a.s., për shpalljen dhe misionin e tij të shenjtë, duke shkuar në shpellën Hira dhe duke medituar me orë, ditë, javë dhe muaj të tërë rreth mirësive dhe krijimtarisë së Zotit. Në këtë mënyrë, Zoti Mëshirëplotë e forcoi dhe e përgatiti për amanetin qiellor që t’ia përcjellë dhe mësojë njerëzimit. Për edukimin e mendjes, logjikës, racios, për vlerën e mendimit të thellë dhe zhvillimin e mendjes, Muhamedi a.s., fliste shumë gjatë jetës së tij dhe insistonte në këtë drejtim duke thënë: “Nuk ka ibadet (vullnetar), të barabartë (të ngjashëm) me meditimin (të menduarit të thellë).” (Bejhaki IV:157.)
Njeriu me bashkimin e edukimit të komponentës, shpirti, zemra dhe mendja e bëjnë koncpetin e plotë të
karakterit të tij. Pra, shpirti i edukuar, zemra e pastërtë dhe mendja e shëndoshë janë pasuritë më të
mëdhaja të kësaj bote që duhen edukuar, zhvilluar dhe kultivuar gjatë gjithë jetës së njeriut.


Autori: Dr. Mirsad Aslani, “Edukimi i shpirtit, zemrës dhe mendjes”, Revistë mujore fetare, shkencore e kulturore: Dituria Islame, Prill, 2022. f. 47-48.

Më gjërë shih edhe në formatin pdf. në : https://dituriaislame.com/wp-content/uploads/2022/10/dituria377.pdf

Povezani Članci

Back to top button