Respektimi dhe mirësjellja ndaj bashkëshortës – VIDEO
“O njerëz! Kijeni frikë Allahun dhe silluni mirë me gratë, sepse ju i keni marrë ato amanet nga Allahu dhe duke i premtuar Allahut ju është lejuar ti keni për gra.” (Muslimi, Haxh, 147.)
Gruja përpiqet që t’ia bëjë të pranueshme burrit bukurinë shpirtërore qenien e vet, andaj, vazhdimisht duhet t’i thuhet asaj e bukur, është mirësi dhe delikatesë e madhe. Pra, asnjëherë gruas nuk bënë ti thuhet e shëmtuar qoftë për të, qoftë për punët e saj. Këtë na mëson edhe Libri i Zotit në kaptinën e cila pikërishtë quhet “gratë” ku thuhet: “Çoni jetë të mirë me gratë edhe në se nuk ju pëlqejnë ato. Mund të ndodhë që të mos ju pëlqejnë diçka, kurse Allahu mund të japë shumë të mira në një gjë që ju se pëlqeni”.(Kuran, Nisa, 19.).Këtë në shumë porosi na mësoi edhe Pejgamberi i fundit i Zotit i cili thoshte: “Këshilloni për mirë midis njëri-tjetrit.”. (Buhariu, Nikah, 80.) Gjithashtu, thoshte: “Besimtari të mos i nervozohet e zemërohet besimtares nëse një sjellje e saj nuk i pëlqen, nga tjetra mund të bëhet i kënaqur.” (Muslim, Rida, 61.) Pra, e vërteta mund të mos na pëlqejë çdo sjellje e saj, mirëpo njeriu me prirje të mira do ti gjejë shumë sjellje të mira që do ti vijnë për shtat, por sjellja dhe delikatësia asnjëhere nuk duhet të mungojë. Për këtë gjë na ka porositur Pejgamberi a.s.: “Më i dobishmi ndër ju është ai më i sjellshmi dhe delikati ndaj grave.” (Tirmidhi, Rida, 11.)